Lëndohet keq duke dashur t’i mbyllë dyert që i hapte era (Video, +16)

Punonjësi i një kompanie në Teksas të Shteteve të Bashkuara, e ka përplasur kokën për derën metalike, që e lëvizte era.
Në momentin që portat e mëdha filluan të hapeshin, ai vrapo t’i mbyllë por gjërat nuk shkuan si duhet, transmeton Telegrafi.
Pasi u lëndua duke e kapur njërën, vrapoi të kapte kapakun tjetër, që ishte gati të përplasej me një veturë të parkuar.
“Ky është dedikimi për vendin e punës, lëndohet por vazhdon ta mbrojë edhe më tutje”, është një koment lidhur me rastin.
Nuk dihet për sa kohë do të shërohet, ndërsa shihet se goditja ishte mjaft e rëndë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































