LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen shtatë persona, sepse shoferi i autobusit dykatësh nuk “dinte” të lexonte!

Lëndohen shtatë persona, sepse shoferi i autobusit dykatësh nuk “dinte” të lexonte!

Shoferi i autobusit dykatësh, që po udhëtonte nëpër pjesën jugore të Londrës, nuk e llogariti mirë lartësinë e urës.

Në afërsi të urës është e vendosur një shenjë e madhe ku shkruan: “Kujdes, urë e ulët. Nuk është e përshtatshme për autobus me dy kate”, transmeton Telegrafi.


Me gjithë paralajmërimin, shoferi e vazhdoi rrugën. Si pasojë e përplasjes me urën, u shkëput kulmi i autobusit dhe ra tokë.

Të lënduarit që nuk kanë pasoja për jetën, mendohet se ishin në pjesën e sipërmen në momentin e përplasjes. /Telegrafi/