Lëndimi më i tmerrshëm në këtë fillim sezon ndodh në Serie A

Lëndim i tmerrshëm për Ruslan Malinovskyi në ndeshjen Venecia-Genoa.
Lojtari ukrainas, që në fillim të pjesës së dytë, pati një kthesë të tmerrshme të panatyrshme në kyçin e këmbës.
Futbollistët në fushë kanë mbetur me duar në kokë sapo kanë parë këmbën e Malinovskit.
Në fillim të pjesës së dytë mesfushori ukrainas teksa po përgatitej të bënte një ndërhyrje në zonën e tij të penalltisë, pati një kthesë të tmerrshme në kyçin e këmbës, e cila praktikisht u lakua e tëra.
Imazhe shumë të shëmtuara dhe vetë stadiumi, pas disa minutash heshtje, i dhanë atij një duartrokitje të madhe kur mbërriti ndihma. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































