Hakim Ziyech është detyruar ta lëshojë fushën në fund të pjesës së parë të takimit të Superkupës së UEFA-s ndërmjet Chelseat dhe Villarrealit.

Mesfushori maroken i kaloi Blutë në epërsi në minutën e 27 pas një harkimi të Kai Havertz.


Mirëpo, më vonë derisa po mbyllej pjesa e parë, në përpjekje që të mbronte një goditje nga këndi, ai pësoi një dislokim të shpatullës dhe u desh ta lëshonte fushën.

ziyech4 (Foto: Screenshot/Twitter)

Në një çast pati frikë, pasi derisa po i jepej ndihma mjekësore, futbollistit i është dhënë edhe oksigjen. Sidoqoftë, më pas është ngritur për t’u larguar.

ziyech2 (Foto: Screenshot/Twitter)

Në vend të tij u inkuadrua Christian Pulisic në minutën e 43-të, ndërsa marokeni më pas u pa duke e shikuar lojën nga banka rezervë me krah të lidhur. /Telegrafi/

xiyech (Foto: Screenshot/Twitter)

telegrafi sport app