LAJMI I FUNDIT:

LEN: Rritje të dukshme të çmimit të energjisë elektrike përkundër gënjeshtrave

LEN: Rritje të dukshme të çmimit të energjisë elektrike përkundër gënjeshtrave

Në një konferencë shtypi të mbajtur sot, Lidhja Evropianë për Ndryshim ka ngritur akuza serioze ndaj qeverisë, duke pretenduar se kjo po shtrenjton energjinë elektrike në mënyrë drastike dhe po zhvaton qytetarët nga pushteti i kriminalizuar.

“Viti i ri ka filluar me zhvatje të re të qytetarëve nga pushteti i kriminalizuar në ikje, e kësaj radhe edhe përmes faturave të rrymës. Pra, në momente kur qytetarët gjenden buzë ekzistencës dhe fukarallëku po rritet, qeveria e korruptuar po i godet edhe më shumë duke e shtrenjtuar energjinë elektrike në mënyrë drastike”, tha Hiseni.


Hiseni vijoi duke sjellë shembuj konkret, duke përdorur një ngrohëse si shembull: “Të shkojmë me sqarim më të detajuar që të na kuptojë secili qytetarë: Kjo ngrohëse harxhon 2 kilovat në orë, të supozojmë se këtë një familje e përdor 12 orë në ditë dhe rezulton se brenda muajit harxhon 720 kilovat. Me automatizëm, kjo amvisëri renditet në bllokun e tretë të harxhuesve të rrymës elektrike, që kanë rritje të dukshme të çmimit të energjisë elektrike përkundër gënjeshtrave të qeveritarëve se çmimi i rrymës është ulur.”

Ai gjithashtu theksoi një fakt interesant lidhur me lirinë e rrymës elektrike, duke thënë: “Sa për sqarim, a e dini se cilët shfrytëzues kanë lirim të rrymës elektrike – lirim kanë vetëm ata që tanimë i kanë braktisur shtëpitë e tyre se edhe po ti ndiznin poçet e dritës do ta tejkalonin bllokun e parë.”

Lidhja Evropianë për Ndryshim ka bërë thirrje për një hetim të pavarur dhe transparent rreth çështjes së shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke kërkuar përgjegjësi nga ana e qeverisë nëse akuza e tyre do të provohet të jetë e vërtetë. Qytetarët pritet të presin me shqetësim faturat e rrymës elektrike për të verifikuar nëse janë konfrontuar me një rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë. /Telergafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori