LAJMI I FUNDIT:

LEN kërkon dorëheqjen Osmanit dhe Mariçiqit

LEN kërkon dorëheqjen Osmanit dhe Mariçiqit

Lidhja Evropiane për Ndryshim kërkon dorëheqjen e menjëhershme të zv. kryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe të ministrit të Jashtëm Bujar Osmani.

Nga atje thonë se prej ditësh po presin për llogaridhënie nga mosrezultati i integrimeve në BE dhe përgjegjësi për frenimin e procesit të integrimeve.


“Pritëm disa ditë që të shokuarit nga rezultatet e Brukselit të vijnë në vete dhe të ndërgjegjësohen për frenimin dhe mpirjen e procesit të integrimit të vendit, por e shohim që kjo kohë nuk i shërbeu atyre për tu ndërgjegjësuar e për të reflektuar mbi (mos)rezultatin. Kjo na lë të kuptojmë që dëshpërimi i tyre është po aq falso sa edhe synimi i tyre për integrim, përndryshe para qytetarëve të këtij vendi do të dilnin me llogaridhënie dhe përgjegjësi dhe jo me ankesa.”- thonë nga LEN.

Realisht, thonë nga atje, çdo ministër i kësaj qeverie ka imput mjaft të theksuar në këtë dështim, por këto dy figura janë ata që bartin bajrakun e dështimit dhe nuk e meritojnë të mbesin as edhe një ditë në këtë qeveri, pjesa tjetër e së cilës i ka ditët e numëruara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori