Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj po e konsideron Qeverinë Kurti si qeveria më e dobët që nga shpallja e pavarësisë.
Në 100 ditshin e formimit të ekzekutivit, Lekaj hedhë kritika ndaj kryeministrit Kurti për qasjen e tij karshi institucioneve publike, dialogut dhe siç thotë tendencën për prishje të raporteve me ShBA.
Deputeti i AAK-së thotë për KosovaPress, se përveç shkarkimeve dhe “ngarkimeve”, Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë në këta tre muaj qeverisje.
“Me veprimet e deri të tanishme mund ta quaj qeverinë̈ më të dobët që e ka pasur Kosova pas pavarësisë̈. Kjo më jep me kuptuar që këta kanë ardhur më shumë me inate, çka ka qenë në të kaluarën mos me pranuar, por të jenë në kuptimin që 20 vjet këta kanë bërë të këqija dhe tash po të njëjtat po i veprojnë me institucionet e pavarura… ata po sjellën në arrogancën e numrave dhe po sillet sikur opozitë, në vend që me vepruar dhe përmirësu jetën e qytetarëve dhe mbështetjen e atyre që kanë humbur vendet e punës, këta po vendnumërojnë. Për këtë e thash, me dashamirësinë më të madhe kisha dashur të gjejë diçka pozitive për këtë qeveri…përpos shkarkimeve dhe ngarkimeve, këta nuk kanë bërë diçka të mirë edhe ato shkarkime që po i bëjnë pa pasur një raport paraprak”, thotë ai.
Sipas tij, qasja e kryeministrit Kurti ndaj dialogut me Serbinë nuk dallon nga ish-qeveritë e kaluara, ani pse Kurti po e quan dialog të ri. Derisa edhe e kritikon për deklaratat e tij rreth asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
“Tani nuk po e quan Asociacion pa kompetenca ekzekutive, por po e quan Asociacion gjeografik. Çka do të thotë kjo, mendoj se këtu është një mjegulli që Kurti po rrëshqet në atë që vet e ka kundërshtuar dhe t’i thotë po. Ne si AAK do të monitorojmë veprimet e Qeverisë Kurti, sidomos në dialog me Serbinë. Të shkosh në dialog pa pasur një kornizë të qartë është gabim, e ka kritikuar edhe qeverinë e mëparshme dhe ky prapë po e bënë gabimin e njëjtë. Nuk po shoh ndonjë ndryshim sa i përket qasjes së dialogut”, deklaron Lekaj.
Krahas kësaj, Lekaj ngre dyshime se administrata Biden do ta ulë nivelin e interesimi e bashkëpunimit me Qeverinë Kurti.
“Nëse do të jetë kjo qasje e qeverisë Kurti dhe vet personalisht kryeministrit tonë, mendoj se do të zbret niveli i interesimit të ShBA-së për të bashkëpunuar me qeverinë Kurti. Kjo e dëmton shtetin e Kosovës dhe perfomrancës diplomatike”, thotë ai.
Qeveria Kurti II është votuar në Kuvendin e Kosovës më 22 mars të këtij viti, derisa më 30 qershor bëhen 100 ditë qeverisje me ekzekutivin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale