LAJMI I FUNDIT:

Lejuan të miturit në lokal pas mesnatës, gjobë prej dy mijë eurove për dy lokale në Ohër

Lejuan të miturit në lokal pas mesnatës, gjobë prej dy mijë eurove për dy lokale në Ohër

Policia e rajonit të Ohrit ka sanksionuar 2 lokale pasi të njëjtit u kanë mundësuar të miturve që të qëndrojnë në lokale pas mesnatës.

Nga SPB-Ohër thonë se për shkeljen në fjalë për lokalet parashihet gjobë prej 2000 eurove.


“Më 11 maj 2023, në periudhën prej orës 00:50 deri në ora 02:20, gjatë kontrollit të objekteve hotelierike në Ohër, në dy objekte, zyrtarët policorë kanë gjetur 15 të mitur, të cilët janë lejuar të qëndrojnë pas orës 00:00. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër personave juridikë do të ngrihet padi sipas nenit 21 të Ligjit për Kundërvajtje kundër Rendit dhe qetësisë Publike, ku parashihet gjobë prej 2.000 euro në kundërvlerë të dinarëve”, thonë nga SPB-Ohër.