LAJMI I FUNDIT:

A lejohen katolikët të jenë masonë – ka ardhur përgjigja përfundimtare e Vatikanit

A lejohen katolikët të jenë masonë – ka ardhur përgjigja përfundimtare e Vatikanit

Vatikani konfirmoi të mërkurën se katolikët nuk mund të bëhen masonë, domethënë anëtarë të shoqërisë sekrete shekullore, e cila prej kohësh është kundërshtuar nga Kisha Katolike dhe ka deri në gjashtë milionë anëtarë në mbarë botën.

“Anëtarësimi aktiv i besimtarëve në Masonerinë është i ndaluar për shkak të papajtueshmërisë së doktrinës katolike dhe masonerisë”, tha Kongregacioni i Vatikanit për Doktrinën e Besimit në një letër të publikuar nga mediat e Vatikanit.


Treqind vite të Muratorisë së Lirë: Cila është historia e lozhave masonike shqiptare?
Lexo po ashtu Treqind vite të Muratorisë së Lirë: Cila është historia e lozhave masonike shqiptare?

Letra e datës 13 nëntor dhe e nënshkruar nga Papa Françesku, është një përgjigje ndaj një peshkopi filipinas, i cili është i alarmuar nga rritja e masonëve në vendin e tij.

Kongregacioni njoftoi javën e kaluar se transgjinorët mund të pagëzohen, të bëhen kumbarë ose dëshmitarë në dasmat katolike, transmeton Telegrafi.

Letra për Frimasonët përmend një deklaratë të vitit 1983, të nënshkruar nga Papa Benedikti XVI i ndjerë, atëherë Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Besimit, sipas së cilës, përfshirja e katolikëve “në shoqatat masonike është mëkat i rëndë dhe nuk mund të marrin Kungimin e Shenjtë”.

Lozhat masonike janë kryesisht shoqata të meshkujve, të lidhura me simbole dhe rituale misterioze. Ato ndonjëherë shoqërohen me teori konspirative se këto vëllazëri ndikojnë shumë në ngjarjet botërore.

Masoneria dhe “Dora e fshehur”, sekreti i liderëve që sunduan botën!
Lexo po ashtu Masoneria dhe “Dora e fshehur”, sekreti i liderëve që sunduan botën!

Sipas Lozhës së Madhe të Bashkuar të Anglisë, Frimasoneria bashkëkohore “është një nga organizatat më të vjetra sociale dhe humanitare në botë”.

Grupi pretendon se ka 180 mijë anëtarë meshkuj dhe dy lozha të grave me 5000 anëtarë në Angli dhe vlerëson se ka rreth gjashtë milionë masonë në botë.

Shoqata renditi Princin Philip, burrin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, ish-kryeministrin Winston Churchill, aktorin e ndjerë Peter Sellers, ish-trajnerin anglez të futbollit Alf Ramsey, si dhe shkrimtarët Rudyard Kipling dhe Arthur Conan Doyle si Frimasonë të famshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori