Leigh-Anne Pinnock mahnit në skenën e Boardmasters dhe nis kapitull të ri si artiste e pavarur

Leigh-Anne Pinnock i ngriti temperaturat në Festivalin Boardmasters me një performancë energjike, e veshur me bikini shumëngjyrëshe, minifund me thekë dhe pantallona të verdha “tie-dye”, duke e kompletuar pamjen me detaje në ngjyrat e flamurit xhamajkan.
Me mikrofon të kuq dhe lëvizje plot energji, ish-ylli i Little Mix mbajti publikun të magjepsur nga fillimi deri në fund.
Këngëtarja 32-vjeçare, e cila publikoi EP-në “No Hard Feelings” në 2023, ka lënë Warner Music Group pas mosmarrëveshjeve për projektet e saj dhe tani është e pavarur nën Virgin. “Mendoj se duhej të ndodhte. Nuk ka kuptim ta bëj këtë nëse nuk e bëj në mënyrën time”, tha ajo, duke shtuar se ndihet më e lirë dhe më e emocionuar për të ardhmen muzikore, shkruan DailyMail.
Jashtë skenës, Leigh-Anne tregoi anën e saj të ndjeshme si nënë, duke ndarë fotografi të ëmbla nga pushimet luksoze me bashkëshortin, futbollistin Andre Gray, dhe vajzat e tyre binjake, duke u siguruar të mbulojë fytyrat e tyre për privatësi.
Çifti u fotografua duke shijuar kohën në familje dhe momente të dashura gjatë udhëtimit. /Telegrafi/

















































