Khabib Nurmagomedov ka mposhtur Justin Gaethje dhe ka fituar titullin e peshave të lehta në UFC 254, ndërsa pas meçit e ka zyrtarizuar pensionimin e tij.

Raundi i parë prej pesë minutave ishte thuajse i barabartë me Khabib për një nuancë më të mirë. Luftëtari nga Dagestani pati 24 goditje për dallim nga 22 të luftëtarit nga Amerika.


Raundi i dytë ishte vendimtar në këtë përballje dhe Khabib këtu tregoi forcën. Pas disa goditjeve nga të dy luftëtarët, Nurmagomedov e lidhi mirë Gaethjen me këmbë deri sa e la pa ndjenja në oktogon.

Pas meçit ai falënderoi zotin, ndërsa fitoren ia dedikoi babait të tij të ndjerë, duke thënë se i ka premtuar mamasë së tij që nuk do të ndeshjet më.

“Falënderimi i takon zotit. Kjo ishte lufta ime e fundit. Në asnjë mënyrë nuk mund të vij këtu pa babanë tim”.

“Unë premtoj se do të jetë lufta ime e fundit. Nëse jap fjalën time, duhet ta ndjek këtë”.

“Ka vetëm një gjë që unë dua nga UFC, të më vendosë si luftëtarin numër 1 në çdo kategori në botë sepse e meritoj atë”, përfundoi Nurmagomedov.

Deri te pensionimi i tij Khabib ka fituar 29 meçe, duke mos u mposhtur asnjë në karrierën e tij.

Ai ka mposhtur disa nga emrat më të mëdhenj në UFC, si Conor McGregor e Dustin Poirier dhe në fund Justin Gaethje.

122550389 10160398181029937 6482959694188692117 o

Ai do të mbahet në mend si luftëtari më i kompletuar i MMA në UFC. /Telegrafi/

Momentet kyçe të duelit:

telegrafi sport app