Tifozët e makinave sportive mund të jenë më të kënaqur tashmë. 

Modeli i ri pak a shumë ka marrë disa detaje nga paraardhësi i tij.


237e12c4 33e4 43f7 ab4a bae39f9261a0

Z Proto i ri është 4382 mm i gjatë, 1849 mm i gjerë dhe 1311 mm i lartë, transmeton Telegrafi.

Brendësia, megjithatë është më e moderuar.

Kabina digjitale përfshin një ekran 12.3-inç dhe gjithçka tjetër i kushtohet kënaqësisë në vozitje.

Dhe po e shihni mirë, ajo levë e lezetshme e vogël është nga një transmision manual, natyrisht me gjashtë shpejtësi.

240188b6 0a4f 4595 8aa9 81e5ea9e469e

Nën "kapak", sigurisht, është një motor turbo V6, me rreth 400 kuaj fuqi dhe 500 Nm çifte rrotulluese, që është dukshëm më shumë se paraardhësi i modelit 370Z.

Nissan nuk ka njoftuar se kur Z Proto do të dalë në dyqane dhe as çmimin sa do të kushtojë ai. /Telegrafi/

516336a6 4cf6 4bf5 92f9 195a3095e928

0535fa6b 2811 45a2 b749 21a4b42b1eee