Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez, pranon se është një tifoz i madh i sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe i propozon ish-klubit të tij transferimin e anglezit në Santiago Bernabeu.

Sanchez ka thënë se Reali kurrë nuk ka arritur të marrë veten nga shitja e Cristiano Ronaldos te Juventus 18 muaj më parë.


Ai në një intervistë për gazetën Marca foli gjerë e gjatë, teksa u ndal edhe tek transferimi i Kane nga Reali.

“Jam i mendimit që Real Madrid duhet të ketë dy skuadra dhe dy 9-sha të fortë... Kam vërejtur Harry Kane për një kohë të gjatë”, ka thënë fillimisht Sanchez.

kane real 1

“Unë do ta nënshkruaja, madje edhe për 200 milionë euro. Ronaldo gjithashtu kushtoi shumë dhe shikoni ato që i dha klubit”.

“Por, duke e njohur Florentino Perez, me magjinë e tij ai me siguri ka diçka në kokë për të bërë diçka, por unë e di që rimodelimi i stadiumit do të marrë para nga buxheti”, përfundoi ish-ylli i Mbretërve. /Telegrafi/

telegrafi sport app