Ish-futbollisti i Manchester United, Garry Neville, ka fituar para të mëdha edhe jashtë botës së sportit, kjo falë lëvizjeve të zgjuara në biznes.

Ai  u shfaq në emisionin “Dragon’s Den” si një nga investitorët e ftuar, ku disa biznesmenë kanë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre të ndryshme të biznesit.


Përveç punës si analist futbolli, Gary, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2011, ka ndërtuar një perandori të madhe biznesi me vlerë 120 milionë euro, sipas raporteve të Companies House.

Screenshot 18 4

Gary renditet si drejtor i 56 kompanive, ku ai ka investime në media, hotele, bare, restorante dhe arsim, por biznesi i tij më mbresëlënës ka qenë në prona.

Futbollisti anglez fillimisht u mor me zhvillimin e pronave në të njëzetat e tij të hershme, dhe tani ka një zinxhir hotelesh dhe shtëpish në qytet, si dhe projekte zhvillimi.

Screenshot 20 2

Ndër projektet më të spikatura janë “Stock Exchange Hotel” dhe “Hotel Football”, të cilat kapin vlerën e 35 milionë eurove – gati një e treta e vlerës neto të korporatës së tij.

Neville zotëron 40 për qind të aksioneve në hotelin Stock Exchange, që gjendet afër Piccadilly Gardens, në Mançester, ku së bashku me ish-shokun e skuadrës Ryan Giggs janë bashkëpronar të hotelit luksoz.

Screenshot 19 3

Kjo është vetëm një pjesë e projekteve të tij të biznesit, sepse është e vështirë t'i renditësh dhe duket qartë se ish-kapiteni i Djajve të Kuq ka padyshim një prirje të veçantë për biznesin.

Synimi i ish futbollistit është që të arrijë kapital në vlerë 500 milionë euro./Telegrafi/

telegrafi sport app