Legjenda e klubit ia ofron veten si trajner Manchester Unitedit

Ruben Amorim u shkarkua nga stoli i Manchester United dje (e hënë), dhe tani drejtuesit e Djajve të Kuq po kërkojnë zëvendësuesin e tij.
Sipas informacioneve fillestare, asnjë nga trajnerët më të mirë në botë nuk po e konsideron të vijë në Old Trafford, dhe çuditërisht, një emër është përmendur.
Gazetari Fabrizio Romano njoftoi se Ole Gunnar Solskjaer është i interesuar për pozicionin vakant në stolin e United dhe se i ka ofruar shërbimet e tij klubit.
Siç theksoi Romano, Solskjaerit nuk i intereson nëse ai merr një kontratë deri në fund të sezonit apo më gjatë, për sa kohë që ai kthehet në Old Trafford.
🚨🇳🇴 Ole Gunnar Solskjær has shown interest in taking Manchester United job as caretaker manager, regardless of contract length.
Man United, taking their time to assess candidates for the job.
Darren Fletcher will be interim manager this week.
➕🎥 https://t.co/b15UuScYZS pic.twitter.com/NvjHIxvq2i
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 5, 2026
Si lojtar i United, Solskjaer mori pjesë në fitimin e gjashtë titujve kampionë në Angli dhe shënoi një gol në finalen ikonike të Ligës së Kampionëve në vitin 1999.
Në anën tjetër, si trajner nga dhjetori 2018 deri në shkarkimin e tij në nëntor 2021, norvegjezi e dërgoi ekipin në finalen e Ligës së Evropës. /Telegrafi/





































