LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Barcelonës thotë se Vinicius Jr duhet të ndryshojë sjelljen e tij për të heshtur kritikët

Legjenda e Barcelonës thotë se Vinicius Jr duhet të ndryshojë sjelljen e tij për të heshtur kritikët

Ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, i ka bërë thirrje Vinicius Jr që të fokusohet në futboll pas kritikave për sjelljet e brazilianit në fushë.

Vinicius ka përfunduar në krye të ballinës në shumë media, duke tërhequr zemërimin e lojtarëve rivalë dhe tifozëve për veprimet e tij në fushë dhe Puyol ka dhënë mendimin e tij për këtë çështje, duke pretenduar se Vinicius duhet të fokusohet në atë që mund të bëjë me topin.

“Do të doja të flisja me të si një shok skuadre dhe t’i tregoja se çfarë mendoj dhe ndjej. Ai është një lojtar i madh që bën ndryshimin dhe që duhet të admirohet. Nëse do të ndryshonte sjelljen e tij, do të kishte më shumë lëvdata”, ka thënë Puyol para gazetarëve.


Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka mbështetur vazhdimisht Vinicius përballë komenteve dhe kritikave, ku së fundmi ka pretenduar se ndaj anësorit ishte treguar ‘mosrespekt’ në fitoren 2-0 të Madridit ndaj Athletic Bilbaos në janar.

Braziliani ishte lojtari më i faulluar në elitën e futbollit spanjoll edicionin që lamë pas dhe shpeshherë është ankuar se ai nuk po mbrohet nga gjyqtarët.

Përndryshe, Vinicius pritet ta nis nga fillimi ndeshjen që Real Madridi e luan të mërkurën ndaj Bragas në Ligën e Kampionëve aty ku i duhet të paktën një pikë për të siguruar matematikisht kalimin në fazën eliminatore./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori