Ish-mesfushori dhe kapiteni i Arsenalit, Ray Parlour ka kritikuar paraqitjet e fundit të yllit me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.

Mesfushori shqiptar, i cili i kushtoi londinezëve 35 milionë funte në vitin 2016, ka filluar dy ndeshjet e para të sezonit të ri si titullar, duke qenë i besuari i Unai Emeryt për të mbrojtur katër sulmuesit së bashku me Matteo Guendouzi.


Megjithatë, Arsenali kapitulloi kundër Man Cityt në ndeshjen e tyre të parë duke humbur 2-0 dhe gjithashtu u mposht nga Chelsea me rezultat 3-2.

Lucas Torreira, uruguaiani i transferuar gjatë verës ka qenë rezervistë në ndeshjet e para, por tani është gati të sfidojë Xhakën për një vend titullari në mesin e fushës.

Parlour, i cili bëri 466 paraqitje për Topçinjtë dhe fitoi tri herë Ligën Premier, si dhe katër Kupa FA, mendon se Xhaka duhet të përmirësohet ose ai do të lihet jashtë formacionit shumë shpejt nga Emery.

Xhaka Man City Xhaka gjatë ndeshjes së parë ndaj Man Cityt (Getty Images)

"Xhaka po e humb shpesh topin në këtë sistemin e ri, që po luan me mbrojtjen", ka thënë fillimisht Parlour për The Sun.

"Ai duhet të jetë më i lëvizshëm nëse mundet. Por ai duhet të mësojë edhe si të merret edhe me të pasurin topib në ato zona. Krahasuar me Matteo Guendouzi, i cili bëri përshtypje para sezonit, ai nuk është aq energjik apo i lëvizshëm".

"Nëse ai nuk bënë punën e tij, Emery tashmë i ka treguar atij se ai do të largohet - ai e bëri atë kundër Chelseas pas pjesës së parë".

"Me Lucas Torreira, që unë mendoj se herët a vonë do të fillojë si titullar, Xhaka mund të lihet në bankë", përfundoi ish-lojtari i Arsenalit. /Telegrafi/

telegrafi sport app