Leao i kundërpërgjigjet Di Canios me një foto, ky i fundit e kishte kritikuar ashpër për gjestin ndaj Lazios

Ish futbollisti i njohur italian, tani komentatori i Sky Sports, Paolo Di Canio kritikoi qëndrimin e Rafael leaos dhe Theo Hernadezit gjatë ndeshjes në Olimpico kundër Lazios. Rafael Leao iu përgjigj Paolo Di Canio në platformën X, ky sulmuesi i Milanit ka postuar një foto të ish-lojtarit të Lazios, aktualisht komentues i Sky, ku shihet krahu i shtrirë. Një imazh që i referohet një derbi të vjetër të Romës, pas të cilit qëndrimet e Di Canio u kritikuan shumë për qëndrime fashiste.
— Rafael Leão (@RafaeLeao7) September 2, 2024
Përgjigja e Leaos erdhi pas deklaratës së Di Canio që kishte sulmuar portugezin dhe Theo Hernandez për qëndrimin e tyre gjatë pushimit Lazio-Milan. Dy lojtarët, që Fonseka i kishte ulur në stol, kishin vendosur të mos afroheshin te pjesa tjetër e skuadrës duke injoruar kështu edhe udhëzimet e trajnerit të tyre. /Telegrafi/



































