LDK nuk mbështet kandidatë pa marrëveshje, Abdixhiku: VV si ka numrat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit.
Abdixhiku bëri të ditur se sot u bë e qartë që thelbi i problemit qëndron tek mungesa e numrave dhe se Lëvizja Vetëvendosje po refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera.
"Tashmë është e qartë se thelbi i problemit ka qenë të shumica parlamentare përkatësisht mungesa e kësaj shumice. Ne kemi në thelb të problemit mungesën e shumicës politike. Pra nuk ka numra partia që ka dal e para në këto zgjedhje, refuzon të bëj kompromis me partitë tjera që kanë ofruar alternativa dhe rrjedhimisht bën bllokadë”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai theksoi se qëndrimet e LDK-së nga dita e parë deri më sot edhe deri në ditën tjetër, do të mbesin të njëjta e të pandryshueshme.
“LDK-ja nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje. Si e tillë nuk mund të mbështes kandidatë që s’ka marrëveshje politike dhe nuk dëshiron që të ketë marrëveshje politike në këtë drejtim”, tha Abdixhiku. /Telegrafi/


















































