Mungesa e unitetit politik mes subjekteve të opozitës e pamundëson realizimin e kërkesës së LDK-së për rrëzimin e Qeverisë. Kështu të paktën thonë njohësit e çështjeve politike në vend.
Njohësit e çështjeve politike në vend, po e shohim si të pamundur realizimin e kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Valmir Ismaili nga Organizata “Demokracia Plus”, thotë se as Qeveria nuk i ka numrat e mjaftueshëm për të kaluar shumë ligje në Kuvend, por as opozita nuk ka numrat e mjaftueshëm për rrëzimin e qeverisë.
“Jemi në situatë shumë të çuditshme. Një njërën anë qeveria nuk i ka numrat për të kaluar pothuajse asgjë në Kuvendin e Kosovës, e në anën tjetër kemi një opozitë jo unike. PSD-ja në shumicën e rasteve po është në Kuvendin e Kosovës duke i plotësuar pozitës kuorumin, gjë që tregon se ata ndoshta nuk janë shumë të interesuar për zgjedhje. Nga ana tjetër kemi LDK dhe Vetëvendosje, të cilët as vetë nuk kanë qëndrim të qartë për zgjedhje, pasi përkundër deklaratave ata nuk kanë veprime këmbëngulëse”, tha Ismaili, për RTV Dukagjini.
Ismaili, po ashtu thotë se edhe deputetët e koalicionit qeverisës, që janë deklaruar vazhdimisht pro rrëzimit të Qeverisë, nuk do ta votojnë një mocion të tillë.
“Deklaratat e deputetëve Zeka, Berisha apo Tahiri nuk duhet të merren shumë seriozisht, pasi ata deklaratat e tyre mund t’i përdorin për ndonjë lloj përfitimi”, tha Ismaili, përcjell Telegrafi.
Blerta Aliu nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se mungesa e unitetit politik, bënë që kërkesa e LDK-së, për rrëzimin e qeverisë të jetë e parealizueshme.
“Ne kemi vërejt që ka deklarata të ndryshme të partive politike opozitare për rrëzimin e qeverisë, por përderisa nuk ka veprime konkrete për inicim të një mocioni, ata mbesin vetëm deklarata. Kjo na bën me dije se opozita nuk po mund t’i arrijë votat për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë”, tha Aliu.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ditë më parë ka bërë të ditur se deri më tash i ka 57 vota për rrëzimin e Qeverisë. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/346947556041222/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova