LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon nga Kurti agjendë të qartë karshi dialogut me Serbinë dhe të kundërshtojnë fuqishëm “Non-papers”

LDK kërkon nga Kurti agjendë të qartë karshi dialogut me Serbinë dhe të kundërshtojnë fuqishëm “Non-papers”

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon qasje më proaktive dhe përgatitje serioze të qeverisë së Kosovës karshi dialogut e jo të përgjigjet në kërkesa dhe tema që servohen nga të tjerët.

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Teuta Sahatqija  kërkoi nga Qeveria që në mënyrë shumë aktive të vendosë për agjendën, parimet dhe mënyrën se si të vazhdojë dialogun me Serbinë.

“Qeveria Kurti duhet sa më parë të përgatit parimet mbi bazën e të cilave duhet të bëhet dialogu. Qeveria duhet t’i ketë këto parime të aprovuara nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria këtë nuk e ka bërë dhe kjo hap rrugë spekulimeve të tilla si ato me “non-papers”. Presim nga institucionet që të kundërshtojnë fuqishëm këto “non-paper” e jo të heshtin karshi këtyre temave ”, tha ajo.


Ajo tha se “këto letra fuqishëm duhet të kundërshtohen nga çdo institucion i Kosovës. Ne mendojmë që Kosova duhet të ketë një rol shumë më proaktiv, jo të përgjigjet në kërkesa apo tema të cilat i servohen, por në mënyrë shumë aktive të vendos për agjendën, për parimet dhe mënyrën se si vazhdon dialogu”

Sahatçiu kërkon që kryeministri Kurti të jetë më transparent për procesin e dialogut dhe të vendos parimet bazë e që janë ruajtja e kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të Kosovës.

“Dialogu duhet të jetë me Kosovën, e jo për Kosovën. Dialogu me Kosovën është dialog i partnerëve të barabartë që sjell paqe e stabilitet në rajon. Kosova ka dal nga një dialog dhe ka bërë kompromise të dhimshme për të fituar pavarësinë e saj dhe asnjë dialog nuk mund të diskutoj për statusin e saj që është i pacenueshëm. Sa i përket qasjes së Qeverisë Kurti përballë dialogut, përsërisim që transparenca duhet të jetë bazë për zhvillimin se si do të jetë procesi i dialogut dhe kryeministri duhet të raporton rregullisht para se të shkon në vizitë dhe pasi të kthehet prej vizitave, të informon institucionin më të lartë shtetëror, Kuvendin e Kosovës dhe të përgjigjet në pyetjet e deputetëve”, theksoi Sahatçiu gjatë konferencës për medie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori