LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja paraqet disa kushte për t’u përfshirë në dialog me Serbinë

LDK-ja paraqet disa kushte për t’u përfshirë në dialog me Serbinë

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e ekipit negociator për dialog me Serbinë.

Megjithatë, ai ka shtuar se LDK-ja mund të përfshihet në dialog vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje ose nëse bëhet rikonfigurimi i tërësishëm i institucioneve të vendit.

Në një konferencë për media, Mustafa ka theksuar se qëndrimi i LDK-së ka qenë dhe mbetet se dialogun duhet ta zhvillojë qeveria dhe përgjegjësinë sipas tij, për procesin duhet të merr një qeveri e cila duhet të jetë legjitime dhe përfaqëson shumicën.


“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka platformën dhe dokumentin bazë lidhur me dialogun. Orientimi ynë në atë dokument është se duhet të shkohet në zgjedhje në mënyrë që të fitohet legjitimiteti politik. Nëse nuk shkohet në zgjedhje duhet të mendohet në rikonfigurim total të qeverisjes ose të institucioneve të tanishme të vendit në mënyrë që të sigurohet përfaqësimi i domosdoshëm i cili do të mundësonte ratifikimin e marrëveshjeve”, ka thënë Mustafa./rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori