LAJMI I FUNDIT:

LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur letrës së kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, i cili kërkoi shpërndarjen e Kuvendit deri më 29 maj.

Në një përgjigje për Telegrafin, zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa deklaroi se përgjigjen dhe qëndrimin e LDK-së ia kanë kthyer ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit të VV-së Albin Kurti.

“Përgjigjen dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ia kemi kthyer tashmë ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurtit”, tha Mustafa, për Telegrafin.


Lidhja Demokratike e Kosovës, që një kohë po ripërsërit qëndrimin e saj lidhur me këtë temë.

Sipas LDK-së është e rëndësishme mënyra se si shkohet në zgjedhje.

Andaj, sipas Mustafës, kryeministri së pari duhet të jap dorëheqje pastaj procedurat e tjera diskutohen në vazhdim.

Krasniqi u dërgon letër Kurtit, Abdixhikut e Haradinajt, ua propozon datat për zgjedhje të jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Krasniqi u dërgon letër Kurtit, Abdixhikut e Haradinajt, ua propozon datat për zgjedhje të jashtëzakonshme

Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka dërguar sot letër krerëve të partive parlamentare: kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes kësaj letre, ai ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

“Në takimet e fundit që i kam zhvilluar me secilin lider të këtyre partive parlamentare, kam shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë një domosdoshmëri qytetare dhe jo një dëshirë politike, andaj tani është koha që të veprojmë të koordinuar dhe me hapa konkret”, ka shkruar  Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Kronika e Zezë
Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Politikë
Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Politikë
Hoxha: Zgjedhjet e reja nuk do ta zgjidhnin krizën politike, koalicioni i 'zemrave dhe trimave' mes LVV-PDK është zgjidhja

Hoxha: Zgjedhjet e reja nuk do ta zgjidhnin krizën politike, koalicioni i 'zemrave dhe trimave' mes LVV-PDK është zgjidhja

Politikë
Etiketimet si

Etiketimet si "figurë përçarëse", Albulena Haxhiu u përgjigjet PDK-së dhe AAK-së

Politikë
Ramabaja: Vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme me pëlqimin e LVV-së dhe PDK-së

Ramabaja: Vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme me pëlqimin e LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Kalo në kategori