“Në një debat publik, i deleguari i Shpend Ahmetit dhe VV-së, shef i grupit në Kuvendin e Prishtinës, Ylli (Hoxha) i Vetëvendosjes, po e pranon se protestuesit i ka udhëhequr që të shkaktojnë dhunë kundër shtetit dhe rrëzimin e tij.

Ylli tha se nuk ka pasur gaz lotsjellës më shumë as në demonstratat kundër regjimit serb. Po, e pranoi shkatërrimin e kryeqytetit dhe dhunën e shkaktuar.


Ylli nuk i mban mend ato ngjarje të hidhura të së kaluarës, sepse është rritur pa flamurin kuqezi, që e mban sot në gjoks, po i ka treguar dikush i devotshëm i tij që ishte kundër demonstrantëve ‘kontrarevolucionarë’ të së kaluarës shqiptare.

Tash, Ylli, shef i grupit po do ‘me nxjerr’ hak ndaj të devotshmit të tij gjenetik, po e sulmon shtetin me dhunë dhe ‘kontrarevolucion’. Grahi Yll grahi! Po shteti i Kosovës nuk është ndërtuar për ta rrëzuar Shpend Ahmeti dhe Yll Hoxha.

Ne kërkojmë që Shpend Ahmeti të mos ikë nga debatet e drejtpërdrejta publike dhe ta shqyrtojë pozicionin e tij prej kryetari. Dorëheqja e tij e shpëton demokracinë në Prishtinë”, thuhet në kumtesën e këtij grupi. /Telegrafi/