LDK drejt fitores në Dragash, Bexhet Xheladini prin me mbi 57% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve të para nga raundi i balotazhit nëpër komunat e vendit.
Procesi i numërimit po ecën me ritme të shpejta, për shkak se në fletëvotim ndodhen vetëm dy kandidatë për secilën komunë.
Në komunën e Dragashit, pas numërimit të rreth 79% të kutive të votimit, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, kryeson bindshëm me 57.85% të votave, ndërsa kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, ka marrë 42.15%.
Sipas këtij trendi, Xheladini pritet të sigurojë mandatin e dytë në krye të komunës së Dragashit, duke konfirmuar mbështetjen e qytetarëve për vazhdimësinë e qeverisjes së tij.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































