LAJMI I FUNDIT:

LD,FRODEM dhe MORO: Platformë për dalje nga kriza

LD,FRODEM dhe MORO: Platformë për dalje nga kriza

Lidhja demokratike, FRODEM dhe MORO – Partia punëtore, konsiderojnë se është e domosdoshme Platforma për dalje nga kriza e thellë në të cilën është futur Maqedonia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Propozojmë që në ndërtimin e Platformës të përfshihen të gjithë partitë relevante politike, sektori qytetar, si dhe mediumet, ku dhe duhet të arrihet konsensus dhe unitet rreth interesave strategjike dhe stabilitetit të vendit“, porosisin nga LD, FRODEM dhe MORO-Partia punëtore.


Ata propozojnë thirrje të seancës urgjente të Kuvendit dhe shtyrje të zgjedhjeve dhe formim të qeverisë së ekspertëve me ministra me kapacitete të larta profesionale dhe demokratike. Gjorgje Ivanov duhet ta tërheq faljen dhe në Kuvend të nis procedura për përgjegjësi të tij, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Qeveria e ekspertëve duhet të zbatojë reforma rrënjësore në më tepër sfera, sidomos në gjyqësi, sistemin e sigurisë, mediat, etj. Qeveria duhet ti debllokojë institucionet shtetërore dhe tërësisht ti departizojë dhe depolitizojë. Është e domosdoshme të sigurohen kushte për punën e PSP dhe të formohet një departament i specializuar në Gjykatën penale të Shkupit, si dhe kushte për përcaktimin e përgjegjësisë së kreatorëve të krizës (pjesa e madhe e të falurve nga Gjorgje Ivanov)“, thonë njerëzit e parë të LD, FRODEM dhe MORO – Partia punëtore./Telegrafi/