LD-Maqedoni: Fillon debati për krijimin e Agjencisë së pavarur për luftën kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar

Pas shumë vitesh rezistencë të partive, sot Kuvendi duhet të nisë debatin për projektligjin për luftimin e formave të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, të paraqitur nga deputeti Pavle Trajanov, informojnë nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë.
“Me miratimin e këtij ligji janë krijuar kushtet për çrrënjosjen e krimit nga zyrtarët dhe personat e tjerë të përfshirë në korrupsion të lartë”, thonë nga LD.
Ata shtojnë se për herë të parë në Maqedoni themelohet Agjencia e pavarur për luftimin e formave të rënda të krimit, mbi të cilën nuk do të ketë ndikim partiak dhe politik apo ndikim nga bartësit e pozitave të larta politike dhe shtetërore.
“Ligji përfshin zgjidhje sistemore që garantojnë pavarësinë e Agjencisë në zbulimin dhe dokumentimin e krimeve të përmasave të mëdha. Kjo Agjenci duhet të zbulojë format e rënda të krimit, të bëjë kallëzim penal, të propozojë konfiskimin e pasurisë së fituar me mjete kriminale, si dhe të propozojë ndalimin e veprimtarisë politike.
Agjencia do të drejtohet nga një drejtor i cili do të zgjidhet nga një bord prej 12 personash me integritet të lartë dhe rezistent ndaj ndikimeve politike dhe korruptive.
Agjencia do të punësojë (rreth 40) profesionistë të lartë, me të drejta dhe kompetenca të veçanta.
Ndryshe, ky ligj është pjesë e projektit DEKRET, sipas shabllonit të të cilit janë formuar institucione të tilla të pavarura në Bosnjë, Serbi, Kroaci, Slloveni, Angli, Mal të Zi dhe vende të tjera. Vetëm në Maqedoni ka pasur dhe ka rezistencë ndaj krijimit të një institucioni të pavarur për të luftuar krimin e organizuar, të cilin partitë nuk do të mund ta kontrollojnë”, thuhet në deklaratën e LD-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Vaktia e Ramazanit 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk