Përbërësit:▪ 400 gr. pasta për lazanje ▪ 500 gr. çfarëdo mishi pule ▪ 200 gr. kërpudha të thata ▪ 100 gr. qepë ▪ 100 ml verë e bardhë ▪ vaj, kripë ▪ 200 gr. domate (pa lëkurë) ▪ 200 gr. djathë 'Parmixhano' i grirëSalca beshamel▪ 70 gr. miell i bardhë ▪ 100 gr. gjalpë ▪ 1 l qumësht ▪ 2 thelb hudhre të grira ▪ arrëmyshk i bluar ▪ kripë ▪ 100 ml. ajkë qumështiPërgatitja:

Për të përgatitur një salcë beshamel, në gjalpë skuqim pak miellin dhe hudhrën e grirë, sa t'i ndjehet aroma. Shtojmë qumështin e vluar, kripën, arrëmyshkun dhe se bashku i ziejmë. Në fund, shtojmë ajkën për të përfituar një beshamel, disi më të hollë.


Mishin e pulës e presim në rriska të holla. Në vaj të nxehtë, skuqim qepën e grirë, shtojmë mishin e pulës dhe kërpudhat e grira.

Shtojmë verë të bardhë dhe presim, që vera të avullojë, e pastaj i hedhim kripë.

Fundin e enës e lyejmë me pak salcë beshamel dhe e mbulojmë me disa peta brumi për lazanje. Sërish, shtojmë pak salcë, të cilën e përziejmë me mishin e skuqur, me 'parmixhanin' dhe me domate, të prera në copa.

Këtë proces, e përsërisim tri herë, në krye le të jetë salca beshamel, djathi dhe domatet e prera në copa.

Në fund, të gjithën e pjekim në furrë, në temperaturë 165 'C, për afro një gjysmë ore. /Telegrafi/