LAJMI I FUNDIT:

Lautaro ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e Barcelonës

Lautaro ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e Barcelonës

Drejtuesit e Barcelonës kanë pasur disa bisedime me sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez.

Numri 10 i Interit mbetet objektivi kryesor i katalunasve për repartin ofensivë.

Por problemi më i madh mbetet klauzola e lojtarit e cila është 111 milionë euro.


E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se Lautaro ka pasur bisedime me drejtuesit e Barcelonës dhe dy palët kanë tanimë një marrëveshje.

Argjentinasi ka qenë i entuziazmuar për të kaluar në Camp Nou dhe për të qenë partner në sulm së bashku me bashkëkombësin e tij Lionel Messi.

Leo Messi dhe Lautaro Martinez (Foto montazh)

22-vjeçari i ka dhënë fjalën Barcelonës se nëse do të largohej nga Interi do t’i bashkohej vetëm atyre.

Megjithatë problemi tani mbetet mes dy klubeve, për faktin se Barcelona nuk ka mundësi të paguajë klauzolën e tij prej 111 milionë eurove.

Kampioni i La Ligas është gati të sakrifikojë disa lojtarë dhe një shumë të parave për ta bindur Interin ta lënë të lirë Lautaron.

Gjithsesi interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe gjigantët anglez si Chelsea, Man Utd, Man City e Arsenal, por edhe Real Madrid e PSG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori