Laura Fazliu ka kaluar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tibilisi të Gjerogjisë.

Xhudistja jonë nga faza në fazë tregoi se synimi i saj është vetëm medalja e artë dhe është vetëm një hap larg saj.


Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Laura e ka mposhtur pa problem në gjysmëfinale xhudistin nga Australia, Katharina Haecker.

Fazliu fitoi me Ippon brenda 25 sekondash, duke kaluar kështu në finale, por edhe duke i siguruar Kosovës medaljen e argjendtë, ndërsa synon të artën.

Fazliu fillimi e nisi rrugëtimin ndaj kinezes Jing Tang, duke e mposhtur me lehtësi, ndërsa më pas triumfoi edhe ndaj francezes Gaetane Deberdt.

Në çerekfinale, Laura e eliminoi edhe kampionen në fuqi të Evropës, britaniken Gemma Howell. /Telegrafi/

telegrafi sport app