LAJMI I FUNDIT:

Latifi nuk e përjashton mundësinë për bashkëpunim me partitë e tjera në balotazh (Video)

Latifi nuk e përjashton mundësinë për bashkëpunim me partitë e tjera në balotazh (Video)

Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, ka thënë se në ditët në vazhdim do të përcaktohet se si do të veprohet lidhur me çështjen e bashkëpunimit me partitë tjera politike, në garën e balotazhit.

Latifaj në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka theksuar se nuk ka armiq politik dhe se me të gjithë njerëzit në këtë komunë ka raporte korrekte, gjë e cila sipas tij, do t’ia mundësojë që të ketë një fitore të thellë në këtë vend.


“Ne po diskutojmë me njerëzit e komunës tonë dhe me qytetarët që kanë vlerësuar se ky program është më i miri. Kemi një situatë të cilën ne po përpiqemi ta kapitalizojmë, sepse Rahoveci, sikur ka një tendencë në rritje të votojnë për ndryshim”, ka shtuar Latifi./Telegrafi/