Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka nënshkruar gjatë ditës së sotme vendimin për pagesat e kujdestarive për specializantët.
Ai ka premtuar që gjatë këtij mandati do të ndërtojnë Qendrën për Trajtimin e Traumës dhe se do të bëjnë akreditimin e procesit të edukimit të specializantëve.
Në raportimin para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi, anëtarët e komisionit kanë kritikuar atë për listat e pritjeve të gjata për operacione dhe procedura diagnostikuese.
Latifit i është kërkuar edhe shkarkimi i bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Gjatë raportimit para anëtarëve të komisionit, ministri Rifat Latifi tha se ka krijuar një grup të ekspertëve për hartimin e Ligjit për Shëndetësi, ku u shpreh se gjatë vitit do të përfundojë.
Në raportimit e ministrit prej më shumë se dy orëve, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka folur edhe për listën esenciale, ku tha se me buxhetin aktual nuk ka mundësi që të përmirësohet kjo gjendje.
“Hap tjetër që do të ju pengojë, është që nuk kemi shtete dhe qendra jashtë Kosovës, që ministritë paraprake kanë nënshkruar marrëveshje që t’i dërgojmë studentët e specializuar tanë në specializime shtesë. Ka marrëveshje me institucionet të cilat nuk punojnë asgjë më shumë se sa ne që punojmë këtu. Nëse e keni në plan që këta studentë ose mjekët e rinj që janë në programet post-dok t’i dërgoni në shtetet e rajonit, mendoj mos u lodhni. Nuk kemi nevojë për mjekësi rajonale. Kosova ka nevojë për avancim real, jo për avancim me letra. Këtë duhet ta bëni me një marrëveshje të sigurt”, ka thënë Dreshaj.
Edhe për kryetaren e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha problemet kryesore janë specializimet, meqë sipas saj, të rinjtë po pengohen për avancim.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u zotua se gjatë këtij mandati, do te bëjnë akreditimin e procesit të edukimit të specializantëve dhe ndërtimin e Qendrës së Traumës.
“Asgjë nëse nuk mundemi të bëjmë në këtë mandat, akreditimin e procesit të edukimit të specializantëve edhe ndërtimin e Qendrës së Traumës, që do të thotë trauma me kujdesin intensiv edhe me emergjencë do ta bëjmë”, është zotuar ministri Latifi.
E, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu theksoi se MSh duhet të shkarkojë bordin e ShSKUK-së.
“Listat e pritjes së pacientëve për operacione janë rritur me bordin aktual të ShSKUK-së, për më keq lista e pritjeve është rritur edhe për procedurat diagnostikuese. A ka i nderuar ministër ndonjë llogaridhënie nga bordi, pasi ai i përgjigjet Ministrisë së Shëndetësisë? Më intereson të dijë a do të vazhdoni me këtë bord të dështuar, që ka vënë në lajthitje jo vetëm pacientët dhe profesionistët shëndetësor, por i ka lajthitur edhe krerët e shtetit kur e ka prerë shiritin, gjashtë muaj më parë për spitalin e fëmijëve. I cili spital kur i është prerë shiriti, as nuk ka qenë i pranuar në aspektin teknik dhe as nuk ka pasur leje për përdorim, që nuk e ka as sot”, ka deklaruar Haxhiu në Komisionin për Shëndetësi.
Në lidhje me këtë, ministri i Shëndetësisë premtoi se gjatë këtij muaji do të hapet spitali i fëmijëve. Ai është përgjigjur edhe për bordin e ShSKUK-së.
“Unë e kam përsipër vet me udhëheq atë proces edhe po shkon shumë mirë. Unë jam shumë optimist se në këtë muaj do ta hapim atë spital. Kështu që mos të them sikur për vaksinat, nëse e merr dikush unë iku prej këtu. Por, besoj që do të bëhet, raportet teknike kanë qenë dje edhe sot. Besoj që kjo punë do të bëhet… Për çështjen e bordit, ne jemi duke e analizuar. Unë nuk mund të them se çfarë do të bëjë nesër me bordin, me drejtorin e bordit. Kryesisht na duhet të merremi me rregullimin e statutit të ShSKUK-së”, ka vijuar Latifi me deklarimin para anëtarëve të komisionit.
Sa i përket listës së pritjeve, Latifi tha se në Klinikën Ortopedike, ku janë edhe pritjet më të gjata, kjo po ndodhë për shkak të mungesës së sallave dhe materialeve.
“Lista e pritjeve është një problem shumë i madh. Janë disa degë klinike ku lista është më e madhe, disa janë më të vogla. Me listë të pritjes prin Ortopedia. Prin për dy tre degë subklinike, protezat e gjurit. Në vitin 2018 kanë qenë 306, në 2019 kanë qenë 299, në 2020 kanë qenë 103, ndërsa në vitin 2021 kanë qenë 255. Shkaqet janë të ndryshme, e para është mungesa e sallave të operacionit të mjaftueshme në Klinikën e Ortopedisë, e dyta është edhe mungesa e materialeve që këto nuk janë të lira në realitet. Por fatkeqësisht po bëhen edhe më të shtrenjta kur shkojnë pacientët jashtë në spitale”, tha Latifi.
I zëshëm për çështjen e specializantëve ka qenë edhe deputeti Burim Meta, i partisë “Guxo”.
“Ministër nuk e di a e dini që ekziston një udhëzim administrativ për specializantët në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. A e dini? Dhe është një nen dhe një pikë. Meqë jemi te specializantët, ju keni target shumë të madh të specializantëve, fuqizimin e tyre, kthimin e tyre, nuk po ua paguani kujdestaritë i nderuar ministër. E dini që ekziston edhe një kontratë kolektive nga ish-ministri në raport me sindikatat. As këtë nuk je duke e zbatuar, ministër i nderuar në raport me specializantët”, i tha ai ministrit Rifat Latifi.
Por, Latifi tha se gjatë ditës ka nënshkruar vendimin për pagesën e kujdestarisë së specializantëve.
“Sot e kam nënshkruar këtë udhëzim administrativ. Më të parën punë që e kam bërë sot në zyrën, e kam nënshkruar këtë vendim. MSh me rregullat e të kaluarës i paguan specializantët vetëm dy kujdestari në muajt. Por, ato është dashur të jenë prej kësaj dite deri në të enjten. Me rekomandimin e bordit për specializime ne e kemi shtyrë këtë, që ta bëjmë në gjitha ditët. I paguan Ministria e Shëndetësisë, pavarësisht se cilën ditën ata janë kujdestarë”, ka deklaruar Rifat Latifi.
Para fillimit të raportimit në këtë komision, ministri i Shëndetësisë është kritikuar për vonesën. Komisioni ishte paraparë të fillojë në orën 10:00, ku më pas është shtyrë për një orë pas mbledhjes së qeverisë. Por, edhe më pas Latifi është vonuar për raportim, ku anëtarët opozitarë ka thënë se kjo është e paarsyeshme dhe mungesë e përgjegjësisë.KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë