LAJMI I FUNDIT:

Latifi: I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale do të jetë dikush që në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeçar

Latifi: I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale do të jetë dikush që në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeçar

Profesori Blerim Latifi ka thënë se në ditët në vazhdim për intervistim nga prokurorët e Gjykatës Speciale do të ftohet një person me inicialet R.B, nga Ferizaj.

Latifi në një prononcim për Telegrafin theksoi se personi në fjalë do të intervistohet nga prokuroria e Hagës, edhe pse në kohën e luftës, ai ka qenë vetëm 8 vjeçar dhe ka jetuar në Spanjë.

Ndërkohë Latifi, me një status të tij në rrjetin social në Facebook ka thënë se kjo do jetë ftesa më interesante që do të bëhet nga Gjykata Speciale, në Kosovë.


“Në ditët në vazhdim, i thirruri më interesant për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, nuk do të jetë ndonjë komandant i UÇK-së, por një qytetar i Kosovës, i cili në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeçar”, ka shkruar Latifi në Facebook.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori