Aromat e këqija mund të jenë shumë të pakëndshme, sidomos kur vijnë nga frigoriferi, sepse mund të ndikojnë edhe në shijen e ushqimit.

Shpesh pajisjet si frigoriferi harrohen gjatë pastrimit, por higjiena është shumë e rëndësishme për ta mbajtur ushqimin të freskët.


Një pastruese profesionale nga Zapatas Cleaning Services, Kellsie, ka ndarë disa mënyra të thjeshta për të larguar aromat e këqija nga shtëpia — dhe njëra prej tyre përdor një përbërës që gjendet në çdo kuzhinë.

Ajo tha: “Si pastruese profesioniste, këto janë katër truket që i përdor gjithmonë për aromat e këqija në shtëpi. Janë shumë më efektive se qirinjtë apo spërkatësit dhe mund t’i provoni menjëherë”.

Hapat për të pastruar frigoriferin

Frigoriferi mund të ndotet lehtësisht nga mbetjet e ushqimit apo derdhjet. Nëse nuk pastrohet mirë, mbeten aroma të këqija.

Nëse heqja e ushqimeve të prishura nuk e zgjidh problemin, duhet bërë një pastrim i thellë:

-Nxirrni të gjitha raftet dhe sirtarët,

-Lajini dhe fshijini mirë.

Sekreti i Kellsie për të hequr aromën e keqe është ekstrakti i vaniljes.

Përgatitni një përzierje me:

-2 lugë gjelle vanilje;

-Gjysmë gotë ujë;

-Dhe vendoseni në një shishe spërkatëse.

Spërkatni sipërfaqet e frigoriferit dhe fshijini me letër kuzhine ose leckë mikrofibre – mos e shpëlani.

Kellsie shpjegon: “Vanilja vazhdon të neutralizojë aromat edhe pas pastrimit, duke e lënë frigoriferin me erë të freskët”.

Prodhuesit e vaniljes Nielsen-Massey këshillojnë ta përdorni me kujdes, sepse ekstraktet janë menduar për gatim. Për aromë më të fortë, mund të hidhni disa pika direkt në sfungjer.

Alternativa natyrale për pastrimin e frigoriferit

Nëse nuk dëshironi të përdorni produkte kimike, ekspertët e Delish sugjerojnë limon, sodë buke dhe kripë.

Ata shpjegojnë:

“Hapni një kuti sode buke dhe vendoseni në frigorifer. Nëse nuk thith aromat, prisni një limon, spërkateni me sodë buke dhe kripë, dhe vendoseni në një pjatë brenda frigoriferit. Kjo zakonisht funksionon”.

Pse funksionon kjo metodë

Soda e bukës neutralizon aromat e këqija sepse është bazike (alkaline) dhe reagon me aromat acide, duke i zhdukur ato.

Limoni ndihmon në heqjen e baktereve dhe yndyrës, falë acidit citrik. Ai është natyral, antibakterial dhe ndihmon edhe për zbardhje e pastrim.

Këto përbërës janë mënyra të thjeshta, ekonomike dhe miqësore me mjedisin për ta mbajtur frigoriferin të pastër dhe me erë të freskët.