LAJMI I FUNDIT:

‘Largohuni menjëherë. Aeroplani do të shpërthejë’: Frikë nga zjarri, aeroplani detyrohet të bëjë një ulje emergjente (Foto/Video)

‘Largohuni menjëherë. Aeroplani do të shpërthejë’: Frikë nga zjarri, aeroplani detyrohet të bëjë një ulje emergjente (Foto/Video)

Pasagjerët në një aeroplan nga Pekini në Los Anxhelos u urdhëruan që menjëherë të evakuohen mes frikës se do të ‘shpërthejë’ pas një uljeje dramatike emergjente në nën-Arktik të Rusisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në kabinë dëgjoheshin britma dhe kishte panik për një zjarr të dyshuar në mbajtjen e bagazheve në Air China Boeing 777.


Ndërkohë janë publikuar pamje të cilat thuhet se tregojnë 188 pasagjerë që zbresin në “shiritin e emergjencës” në rajonin Arktik të Chukotka të Rusisë.

Një udhëtar kishte shkruar në internet: “Kur personeli i fluturimit hap derën, ajo bërtet:”Hidhni gjithçka, largohuni menjëherë, aeroplani do të shpërthejë”.

“Kabina ishte plot britma dhe kishte panik dhe kujdestari i fluturimit po bënte çmos për të mbajtur rendin”.

Më herët është raportuar se sistemi i alarmit sugjeroi një flakë në mbajtjen e bagazheve. Kështu, ekuipazhi kinez menjëherë kërkoi një ulje në aeroportin më të afërt, Anadyr.

Për fat të mirë, 188 udhëtarët plus ekuipazhi përdorën shinat e emergjencës për të dalë të sigurtë nga aeroplani në Anadyr. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori