LAJMI I FUNDIT:

Largohen pasqyrat anësore nga Honda e, zëvendësohen me kamera që ofrojnë më shumë pamje (Video)

Largohen pasqyrat anësore nga Honda e, zëvendësohen me kamera që ofrojnë më shumë pamje (Video)

Kësaj makine elektrike, për herë të parë i përshtatet ky sistem shumë i avancuar

Ditë më parë, është bërë e ditur, se kjo makinë është emëruar Honda e, transmeton Telegrafi.


Me ngjashmëri të madhe me konceptin e Honda EV, kjo makinë që është prezantuar në Geneva Motor Show, shfaqi edhe disa përditësime, në kohën kur duket se është pranë prodhimit.

Kompania japoneze, pritet ta sjellë këtë EV, ashtu siç ishte edhe koncepti, duke ia larguar pasqyrat anësore, për t’ja zëvendësuar me kamera.

Ndryshimi pritet të sjellë shumë përparësi, si ofrimi i më shumë pamjeve dhe largimi i këndit të vdekur, të cilin nuk mund ta zënë pasqyrat e zakonshme. Në të njëjtën kohë, pasqyrat anësore janë shumë të dëmshme për aerodinamikë, derisa kamerat me forma të vogla, nuk e pengojnë qarkullimin e ajrit.

Zëvendësimi i pasqyrave me kamera në Honda e, pritet të zhvillohet edhe më tej, që të përdoret sërish në modele tjera. /Telegrafi/