Gjatë dy ditëve të fundjavës, si edhe paraditen e së hënës, janë rrënuar dhe larguar 6 barakat që për një kohë të gjatë ishin pengesë dhe imazh i keq për Klinikën e Pulmologjisë në QKUK.

Objektet e montuara që ishin uzurpuar e keqpërdorur ndodheshin pranë spitalit që i trajton sëmundjet e mushkërive.


E për këta pacientë dhe stafin që i trajton, gjendja ishte bërë edhe më e rënduar, meqë një hapësirë e kësaj zone ishte shndërruar në deponi mbeturinash, raporton KosovaPress.

Por, edhe këto të fundit, që ishin rreth 1 mijë metra-kub, u larguan dhe zona u pastrua plotësisht.

Ndërsa gjithë kjo punë u krye në baza vullnetare e falas nga kompania Ego-Elsa sh.p.k.