Megjithëse janë bërë disa muaj nga raporti i Josep Borrellit, i cili rekomandon largimin e masave ndaj Kosovës, të cilat janë vendosur në verën e 2023-së, Bashkimi Evropian nuk ka bërë lëvizje në këtë drejtim.
Raporti favorizues i Borrellit ndaj Kosovës i ishte dorëzuar vendeve më 18 qershor.
Nga Bashkimi Evropian i kanë thënë Telegrafin se nuk ka asgjë të re në këtë drejtim dhe se diskutimet për heqjen e masave vazhdojnë.
“Nuk ka asgjë të re për t’i shtuar asaj që kemi komunikuar në javët e kaluara – diskutimet për heqjen e masave për Kosovën vazhdojnë mes shteteve anëtare në Këshill”, thuhet në përgjigjen e BE-së për Telegrafin.
Ndryshe, zyrtarë shtetëror kanë deklaruar disa herë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për largimin e masave.
Ndër masat që janë vendosur nga BE-ja janë pezullimi i punës së trupave të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, po ashtu është suspenduar puna në miratimin apo aprovimin e fondeve për IPA 2024.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po ashtu kishte njoftuar se janë pezulluar aprovimet e reja për projekte, por nuk është pezulluar asnjë projekt i BE-së që ka qenë duke u zbatuar.
Kosova nga vera e vitit 2023 ka qenë në masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.
Masat ishin vendosur, pasi sipas BE-së, Kosova nuk kishte vepruar mjaftueshëm për të qetësuar situatën në veri.
Në maj të vitit 2023, situata në veri u tensionua pas hyrjes së kryetarëve shqiptarë në objektet komunale.
Kosova “u detyrua” të mbante zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kërkesë kjo e BE-së, por që sërish u bojkotuan nga qytetarët serb, pas thirrjes për bojkotim nga Lista Serbe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?