Pas disa muajsh larg syrit të publikut pas një operacioni dhe teorive të konspiracionit që vërtiteshin rreth zhdukjes së saj, Kate Middleton, më në fund ka thyer heshtjen.

Princesha e Uellsit ndau një foto familjare në Ditën e Nënës, e cila festohet në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë.


Imazhi tregonte nënën e tre fëmijëve, 42 vjeçare, ulur në një karrige në shtëpinë e familjes në Windsor, e rrethuar nga tre fëmijët e saj dhe të Princit William - Princi George, 10 vjeç, Princesha Charlotte, 8 vjeçe dhe Princi Louis, 5 vjeç.

“Faleminderit për urimet tuaja dhe për mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit”, shkroi Middleton në postimin në Instagram të dielën.

Kjo shënon foton e parë zyrtare të Middleton të publikuar nga pallati që kur ajo iu nënshtrua një operacioni abdominal më 16 janar.

Megjithatë, mungesa e gjatë e Middleton nga sytë e publikut bëri që shumë njerëz të spekulonin për vendndodhjen e saj.

Edhe xhaxhai i saj, Gary Goldsmith, ofroi një përgjigje të fshehtë kur u pyet për rikuperimin e mbesës së tij në një episod të "Celebrity Big Brother" në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të kësaj jave.

Kate duket në gjendje stabile dhe se do të rikthehet shumë shpejt me angazhimet e saj. /Telegrafi/