Djemtë e kombëtares së Zvicrës, djemt shqiptarë kuptohet, do të kenë përkrahjen më të madhe në këtë Kampionat Botëror.

Pikërisht lojtarët shqiptarë që kanë përkrahjen e Zvicrës dhe gjithë shqiptarëve anë e mbanë bots, kanë edhe përkrahjen e të dashurave të tyre.


lara 2 Lara e buzëqeshur në tribuna për stërvitjet e Zvicrës javë më parë, Foto: Blick.ch

Valon Behrami ka kohë që është konfirmuar në lidhje me Lara Gut, superyllin zviceran të skijimit.

Lara gjithnjë ka përcjellë aktivitetin sportiv të Valon Behramit në fazën përgatitore dhe natyrisht se nuk mungon as në Rusi.

valoni lara 1 e1528324031664 Moment nga pushimet, Foto: Instagram

Ajo ka arritur në Rostov ku do të jetë prezente në stadiumin Rostov on Don.

Aktualisht Lara dhe Valoni po cilësohen si çifti i ëndrrave në Zvicër.

lara gut

Valonin ajo do ta shohë në fushë nga ora 20:00 në përballjen mes Zvicrës dhe Brazilit. /Telegrafi/