LAJMI I FUNDIT:

Lamtumirë 3G

Lamtumirë 3G

Rrjeti 3G prej dy dekadash zyrtarisht pushoi së ekzistuari të martën, më 22 shkurt.

AT&T përgatiti të gjithë përdoruesit që ishin ende në rrjetin 3G dhe njoftoi se rrjeti 3G po mbyllej.

AT&T ishte e para që mbylli 3G-në dhe tani është ndjekur nga operatorë të tjerë celularë në SHBA, kështu që rrjeti ka përfunduar zyrtarisht.


Të gjithë e mbajmë mend 20 vjet më parë kur 3G u shfaq fillimisht në Japoni dhe më pas në mbarë botën dhe na premtoi një shpejtësi shkarkimi prej 7.2 Mbps, megjithëse në fund morëm 3 Mbps.

iPhone nxori në treg iPhone 3G në vitin 2008 dhe deri në vitin 2009 ishte epoka e artë e rrjetit 3G.

Ndoshta iPhone nuk do të ishte bërë ky që është sot, nëse nuk do të ishte rrjeti 3G.

E ka kthyer në celularin më dominues në botë. Tani i themi lamtumirë 3G dhe faleminderit për gjithçka. /Telegrafi/