LAJMI I FUNDIT:

Lamtumira emocionuese e adoleshentes, me të birin që e dha për adoptim (Video)

Lamtumira emocionuese e adoleshentes, me të birin që e dha për adoptim (Video)

Nëna e re ka shpërndarë videon emocionuese, ku i japë lamtumirën e fundit të birit që e dha për adoptim.

Hannah Mongie nga Utah e Shteteve të Bashkuara, ishte vetëm 18-vjeçare kur mbeti shtatzënë me Kaden Whitney, me të cilin njihej për disa javë, transmeton Telegrafi.

Adoleshentja mbeti e thyer shpirtërisht, kur Kaden vdiq në gjumë pas dy muajsh, nga shkaqe natyrore, teksa ajo ishte ende shtatzënë.


“Prej ditës që babai yt vdiq, e kisha vështirë të mendoja që të dërgoja diku tjetër, ti je pjesëza ime e vetme nga Kaden. Por, më vonë u binda që ti duhesh të jesh me familje tjetër”, rrëfen Mongie e përlotur.

Pas lindjes, Hannah ka pasur 48 orë të çmuara me Taggart, para se të nënshkruante dhe ta jepte prindërit e ri që kishin plotësuar të gjitha kushtet për birësim.

“Sikur nuk do të doja, nuk do isha në këtë pozitë dhe ti nuk do ta kishe këtë familje të mrekullueshme. Do t’i japë të gjitha puthjet që mundem, para se të lë përgjithmonë”, përfundon lamtumira saj.

Kushtet jo të mira ekonomike dhe mungesa e babait të fëmijës, kanë bërë që ajo të vendosë se e ardhmja e Taggart, do të ishte shumë më e mirë te familja adoptuese. /Telegrafi/