LAMM: Në venkdalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.
Nga atje njoftojnë se që nga ora 15:30, trafiku në rrugën rajonale R1307 fshati Carev Dvor - fshati Oteshevë (Resnjë) është kthyer në normalitet.
"Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
Në venkdalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































