Los Angeles Lakers kanë vazhduar me ndeshje të mira në elitën e basketbollit amerikan.

Kampioni në fuqi i NBA-së ka marrë fitoren e katërt radhazi, ku kësaj radhe kanë triumfuar te Indiana Pacers.


Pas 48 minutave lojë, skuadra mysafire triumfoi me shtatë pikë diferencë 115:122.

Anthony Davis ka qenë më meritori për këtë fitore të mysafirëve me 28 pikë, 10 kërcime e pesë asistime.

60a03dfb5f9b0.image

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që u rikthye nga lëndimi me 24 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime.

Ndërkohë vlen të përmendet se me pikë dyshifrore ndeshjen për fituesit e mbyllen edhe Dennis Schroder (14), Caldwell-Pope(13), Andre Drummond (11) dhe Horton Tucker 11 pikë të tjera.

download 5

Te vendasit më efikasi ishte LeVert me 28 pikë, derisa Sampson shtoi 20 të tjera por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshjen e fundit të fazës së rregullt në NBA, Lakers e zhvillojnë në udhëtim te New Orleans Pelicans, derisa Pacers luajnë në udhëtim te Toronto Raptors. /Telegrafi/ Rezultatet:

Brooklyn Nets - Chicago Bulls 105:91

Indiana Pacers - LA Lakers 115:122

New York Knicks - Charlotte Hornets 119:109

Minnesota Timberwolves - Boston Celtics 108:124
San Antonio Spurs - Phoenix Suns 103:140

Milwaukee Bucks - Miami Heat 122:108

telegrafi sport app