Lakers marrin fitore të madhe në udhëtim te OKC, shumë pranë pozitës së dytë në Perëndim

Los Angeles Lakers kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Oklahoma City Thunder duke bërë një hap të madh për ta siguruar pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit.
Në fitoren 126:99 të Lakers ndaj Oklahomas, Luka Doncic bëri një lojë fantastike dhe shënoi 30 pikë me shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.
Njëri prej tyre ishte vërtet i shkëlqyeshëm dhe ai e regjistroi atë në çerekun e dytë kur gjeti Gabe Vincent me një pasim fenomenal mbi kokë për një trepikësh.
Ai u pasua nga Reaves me 20 pikë, tre asistime dhe dy kërcime dhe LeBron James që shtoi 19 pikë, shtatë asistime dhe tre kërcime, ndërsa dyshifrorë ishin edhe Finney-Smith me 14 pikë, Vincent me 12 dhe Hachimura me 11 pikë.
Në radhët e vendasve, Shai Gilgeous-Alexander ishte më i miri me 26 pikë, nëntë asistime dhe tre kërcime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.
Rezultatet:
Charlotte - Chicago 117:131
Brooklyn - Toronto 109:120
Oklahoma - LA Lakers 99:126
Atlanta - Utah 147:134
Boston - Washington 124:90
Cleveland - Sacramento 113:120
Portland - San Antonio 120:109
New York - Phoenix 112:98
Denver - Indiana 120:125
Golden State - Houston 96:106
New Orleans - Milwaukee 107:111


















































