LAJMI I FUNDIT:

Lajiq: Nëse Kosova nuk e heq taksën, Serbia do të pësojë dëm afatgjatë

Lajiq: Nëse Kosova nuk e heq taksën, Serbia do të pësojë dëm afatgjatë

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë sot se, në qoftë se Kosova nuk e heq taksën prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, dëmi afatgjatë do të jetë shumë më i madh sesa 62.2 milionë euro sa është shkaktuar deri tash.

Lajiq, duke folur për televizionin publik serb,  ka tërhequr vërejtjen se dëmi afatgjatë do të jetë madh, për shkakun se të tjerët do të zënë tregun e Kosovës, e të cilin e kishin prodhuesit nga Serbia.

“Në qoftë se sot do të hiqej taksa, një pjesë e prodhuesve nga Serbia do të ktheheshin, por në qoftë se kjo do të vazhdojë, më nuk do të ketë efekt, sepse të tjerët do ta zënë tregun dhe dëmi do të jetë edhe më i madh”, tha Lajiq, përcjell Telegrafi.


Ai ka përkujtuar se nga bashkësia ndërkombëtare është apeluar te Qeveria e Kosovës që të tërhiqet taksa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori