LAJMI I FUNDIT:

Lajçak me Escobarin paralajmëron takime me Kurtin e Vuçiqin: Situata në veri të Kosovës, shumë lart në agjendën time

Lajçak me Escobarin paralajmëron takime me Kurtin e Vuçiqin: Situata në veri të Kosovës, shumë lart në agjendën time

Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka treguar për takimin të cilin në Bruksel e kishte me Gabriel Escobarin, emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Lajçak thotë se pavarësisht që gjatë verës kishte një paqe në Ballkan dhe Bruksel, sfidat nuk u zhdukën.

Ai thotë se situata në veri të Kosovës mbetet shumë lartë në agjendën e tij.


”Për t’u përgatitur për muajt e ardhshëm dhe për të forcuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta mbi dialogun, ftova Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar në Bruksel për diskutime të thelluara dhe takime koordinuese”.

“Së bashku me ekipet tona diskutuam në detaje çështjet që lidhen me dialogun, ndamë vlerësime për situatën aktuale, si dhe për zhvillimet e muajve të fundit dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme”.

“Ne gjithashtu u siguruam që të harmonizonim hapat dhe prioritetet e nevojshme të ardhshme”.

“Do të udhëtoj për në Alpbach, Bled dhe Beograd, ku do të takohem me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, por edhe me një numër partnerësh, miqsh dhe ekspertësh për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori