LAJMI I FUNDIT:

Lajçak së shpejti në Kosovë, kërkohet nga politikanët të mos refuzojnë takimin me të

Lajçak së shpejti në Kosovë, kërkohet nga politikanët të mos refuzojnë takimin me të

Ditëve në vijim në Kosovë pritet të vijë për vizitë Emisari Evropain për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Vizita e tij është konfirmuar nga zëdhënësi për Politikë të Jashtme në BE, Peter Stano.

“Emisari Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak pritet të vizitojë rajonin ditëve në vijim për t’u takuar me partnerët dhe për të përgatitur Dialogun Prishtinë Beograd dhe të diskutojë me palët për modalitetet e tij”, ka thënë për RTV Dukagjinin, Peter Stano, përcjell Telegrafi.


Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike e sheh si të vështirë misionin e Lajçakut për shkak të përfshirjes së SHBA-së në dialog.

“Lajçaku do të ballafaqohet me vështirësi për ta arritur synimin e tij pasi do të ketë rezistencë nga qarqet politike si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Në rastin e Kosovës është vet Presidenti Thaçi që ka thënë se e sheh si të dështuar misionin e Lajçakut ende pa filluar. Ai edhe në prononcime publike e ka thënë se nuk besoj që Lajçaku do të jetë në gjendje të organizojë procesin e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi për RTV Dukagjinin Butrint Berisha nga PIPS.

Por, Berisha thotë se Kosova asgjë nuk përfiton nëse ndonjëri nga liderët refuzon takimin me Lajçakun.

“Sidoqoftë unë mendoj se Kosova duhet të ketë kërkesa të qarta ndaj BE-së apo edhe aktorëve të tjerë. Por, Kosova nuk përfiton asgjë nëse nuk mbahen takime. Në këtë kohë për Kosovën është e rëndësishme që të ketë takime me të gjithë akterët e përfshirë në proces dhe të bëjë të ditur qëndrimin e saj në tavolinë”, tha ai.

Jo shumë kohë më parë Presidenti Hashim Thaçi ishte shprehur skeptik se do të ulet në një tavolinë me Lajçakun. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori