Lady Gaga: Mos kini frikë nga makijazhi

Krijuesja e hitit “Marry The Night”, e cila së fundmi ka zbuluar parfumin e saj të ri, thotë se femrat që shikohen në pasqyrë duhet të jenë të lumtura, pasi që kështu fitojnë besim për t’u dukur sa më mirë.
“Uluni përballë pasqyres me të gjitha mjetet e make-upit dhe kaloni kohë sa më shumë, bisedoni me vetveten. Pse të mos e bëni këtë? Pse të mos dukeni bukur? Nuk kuptoj kritikat për make-up, i inkurajoj të gjithë që ta përdorin”, ka thënë Lady Gaga.
Ajo po ashtu u ankua pse mediat po shkruajnë që ajo ka shtuar në peshë, kur Adele është shumë më e shëndoshë. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































