Lady Gaga mbulohet me bojë nude për të promovuar linjën e re të makijazhit, ndërsa anulon një koncert për shkak të problemeve vokale

Lady Gaga ka befasuar fansat me një fushatë të re dramatike për markën e saj kozmetike House Labs, ku shfaqet e mbuluar nga koka deri te këmbët me bojë nude për të promovuar një fondatinë të re.
Ylli i muzikës, e cila e themeloi markën në vitin 2019, shfaqet fillimisht me një korse të ngushtë, përpara se të zhytet tërësisht në bojën e zymtë, duke krijuar një imazh artistik dhe provokues.
Fushata vjen në një periudhë të ngarkuar për këngëtaren 38-vjeçare, e cila është në mesin e turneut botëror MAYHEM Ball. Megjithatë, Gaga u detyrua të anulojë papritur shfaqjen e saj në Miami, duke i lënë fansat të zhgënjyer, shkruan DailyMail.



Në një deklaratë në Instagram, ajo shpjegoi se zëri i saj ishte tepër i tendosur dhe mjekët i kishin ndaluar të performonte për të shmangur dëmtimet e përhershme të kordave vokale.
“Dua të jem këmbëngulëse dhe ta kaloj këtë për ju, por nuk dua të rrezikoj dëmtime afatgjata. Ju kërkoj ndjesë nga zemra dhe premtoj që po punojmë për ta riplanifikuar shfaqjen”, u shpreh ajo.

Përveç angazhimeve muzikore, Gaga ka marrë pjesë edhe në projekte televizive. Ajo ka regjistruar këngën The Dead Dance për sezonin e dytë të serialit gotik Wednesday të Tim Burton, ku do të ketë edhe një rol episodik si mësuesja Rosaline Rotwood.
Kënga, e shkruar në stilin e klasikës Thriller, pritet të shoqërohet edhe nga një videoklip i drejtuar nga vetë Burton.
Ky kombinim i projekteve muzikore, televizive dhe kozmetike dëshmon edhe një herë aftësinë e Lady Gaga-s për të kaluar nga një fushë në tjetrën me po të njëjtën energji artistike dhe provokim të pakompromis. /Telegrafi/



























































